
Klubi i futbollit Arsenal Tivat nga Mali i Zi është dënuar rëndë nga UEFA për përfshirje në kurdisje ndeshjesh.
Sipas vendimit, ky ekip është përjashtuar nga të gjitha garat e UEFA-s për një periudhë prej dhjetë vitesh dhe është gjobitur me 500 mijë euro, transmeton “Kërlaçki”.
Përveç dënimit të klubit, UEFA ka ndëshkuar edhe disa lojtarë dhe drejtues të Arsenal Tivatit, të cilët janë përfshirë në manipulimin e një ndeshjeje në vitin 2023.
Ky vendim konsiderohet një nga më të ashpërit e viteve të fundit dhe vjen si pjesë e përpjekjeve të UEFA-s për të luftuar manipulimin dhe mbrojtur integritetin e garave ndërkombëtare.
Be the first to comment