Superkompjuteri parashikon tabelën e Premierliës: Kush e fiton titullin këtë edicion?

Premierliga
Premierliga

Një superkompjuter i The Sun ka përpunuar shifrat e xhiros hapëse të Ligës Premier dhe ka parashikuar tabelën e sezonit 2025/26.

Sipas parashikimit, Arsenal dhe Manchester City do të mbyllin me 86 pikë, por City fiton titullin për shkak të diferencës së golave. Liverpooli pritet i treti me 80 pikë, ndërsa Aston Villa siguron vendin e fundit për Ligën e Kampionëve para Newcastle.

Chelsea parashikohet të marrë vendin e gjashtë dhe kualifikim në Ligën e Evropës, ndërsa Manchester United arrin vendin e shtatë, një përmirësim i madh pas vendit të 15-të vitin e kaluar.

Crystal Palace, Nottingham Forest dhe Brighton pritet të jenë gjithashtu në pjesën e parë të tabelës. Tottenham Hotspur do të jetë i 11-ti, Everton dhe Bournemouth respektivisht i 12-ti dhe 13-ti, ndërsa Brentford, Leeds dhe Fulham do të jenë 14-16.

Sunderland pritet të mbijetojë për një diferencë të vogël golash, duke dërguar Burnley, West Ham dhe Wolverhampton Wanderers në Championship.