Ai mësoi basketbollin në Prizren dhe lindi në Shqipëri: Erxhan Osmani – njeriu që e shkatërroi Greqinë në Eurobasket

Erxhan Osmani

Turqiabasketboll shkëlqeu në gjysmëfinalet e Eurobasketit, duke mposhtur bindshëm Greqinë me rezultatin 94:68 dhe duke siguruar kualifikimin në finale.

Heroi i kësaj ndeshjeje ishte pa dyshim Erxhan Osmani, i cili zhvilloi lojën e karrierës së tij duke realizuar 28 pikë, gjashtë ribaunde dhe dy asistime.

Ai shënoi nga të gjitha pozicionet, duke konfirmuar se është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Engin Ataman.

osmani duke ngulitur

Kush është Erxhan Osmani?

Osmani ëshë shqiptar i lindur më 4 gusht 1998 në Bajram Curr të Shqipërisë. Hapat e parë të basketbollit i mori në Prizren, te klubi Junior 06, ku talenti i tij u vu shpejt re nga skautët turq. Që nga viti 2021 ai është pjesë e rregullt e ekipit kombëtar të Turqisë.

Kur mori të drejtën për të luajtur me fanellën e kuqezinjve të Bosforit, Federata e Basketbollit të Turqisë publikoi njoftimin zyrtar:

“Erxhan Osmani është përfshirë në listën e gjerë të lojtarëve që kanë veshur fanellën e kombëtares sonë. Me lejen e FIBA-s, Osmani do të përfaqësojë Turqinë në kualifikimet e Kupës së Botës 2023 dhe në Kampionatin Evropian 2022”.

erxhan osmani

Karriera e tij

Në moshën 15-vjeçare, Osmani u transferua në Turqi ku nisi rrugëtimin e tij profesional te Bandırma, klub ku qëndroi deri në vitin 2020.

Pas eksperiencës në ligat e ulëta turke, ai u bashkua me Beşiktaşin, më pas me Darüşşafaka-n, ndërsa sot është pjesë e gjigantit Anadolu Efes.

Në gjysmëfinalen ndaj Greqisë, ai tregoi pse konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të brezit të ri turk, duke udhëhequr ekipin drejt një fitoreje historike dhe duke shkruar një kapitull të ri në karrierën e tij.