
Sot (e enjte) do të zhvillohen të gjitha pesë ndeshjet e vlefshme për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës, me duele që pritet të sjellin shumë emocion.
Kryendeshja e javës është ajo mes Ballkanit dhe Dritës, që luhet në Suharekë nga ora 15:00, një përballje që gjithmonë ka pasur rivalitet të madh.
Në të njëjtin orar luhen edhe tri ndeshje të tjera interesante: në Klinë, Dukagjini pret Llapin, ndërsa në Gjilan, gjilanasit përballen me Drenicën.
Malishevë si skuadëra vendase e sfidon Ferizajn, në ndeshjen ku të dy skuadart duan këndelljen.
Xhiroja e gjashtë mbyllet me derbin e kryeqytetit në orën 20:15, ku Prishtina dhe Prishtina e Re takohen për herë të parë në histori të Superligës.