A do ta thyjë Shqipëria makthin ndaj Letonisë sonte?

Sylvinho

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë sot në orën 20:45 në “Air Albania” sfidën e vlefshme për Grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026, ndaj Letonisë.

Kuqezinjtë synojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në Botëror.

Në pesë përballjet e mëparshme mes Shqipërisë dhe Letonisë nuk ka pasur asnjë fitues. Të gjitha përfunduan me barazim, ndërsa skuadrat shënuan nga gjashtë gola secila në portat respektive.

Për herë të parë, Shqipëria dhe Letonia u përballën më 11 nëntor 1992 në Tiranë për kualifikueset e Kupës së Botës 1994, ku ndeshja mbaroi 1-1. Sfida e kthimit më 15 maj 1993 në Letoni përfundoi 0-0.

Më 10 shkurt 1998, në një turne jozyrtar në Maltë, dy kombëtaret barazuan 2-2.

Më pas, dy skuadrat u takuan për kualifikueset e Euro 2000: më 28 prill në Letoni rezultati ishte 0-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit në Tiranë më 4 shtator 1999, u regjistrua barazim 3-3.

Sfida e fundit, më 10 qershor të këtij viti në Riga, përfundoi 1-1.

Sot, nën drejtimin e Sylvinhos, kuqezinjtë synojnë të shënojnë fitoren e parë ndaj letonezëve.

Shqipëri – Letoni, formacionet zyrtare