Prishtina ka marrë rezultat pozitiv në udhëtim në Irlandë të Veriut. Në vitin 2021 skuadra kishte shkuar deri në raund të tretë të Conference League kur ishte eliminuar me rezultat të përgjithsëm nga Bodo/Glimt, 3-2.

Në letër duket se skuadra asnjëherë nuk e ka pasur rrugën më të lirë se sa këtë edicion. Barazimi ideal pa gola në Irlandë të Veriut, ndërsa shorti nuk është krejt i pamëshirshëm nëse kalohet Larne, fituesi i ndeshjes Varazhdin – Santa Clara (2-1) nuk duket mision i pamundur në raundin e tretë.
Prishtina e Zekerija Ramadanit në vitin 2021 ishte eliminuar vetëm në raundin e tretë, kundër skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt që më vonë rrugëtoi deri në fund të atij kompeticioni (çerekfinale, ishte eliminuar nga Roma).

Por, bardhekaltrit kanë edhe një traumë në të kaluarën pas barazimit pa gola në udhëtim në Luksemburg. Më 2018, në raundin e dytë të Europa League, në ndeshjen kthyese në Mitrovicë, Prishtina ishte skuadër dominuese kundër Fola të Luksemburgut duke krijuar një varg rastesh. Ndërsa ndeshja pati shkuar në penallti. Tre gjuajtje nga penalltia i kishte epërsi skuadra e udhëhequr atëkohë nga Mirel Josa. Nuk ia kishte dalë, ishte elimunuar dhimbshëm.
Urojmë të përsëritet viti 2021, jo ai 2018!