Adrion Pajaziti debutim zyrtar me Hajdukun – 45 minuta në Conference League me Hajdukun

Adrion Pajaziti
Adrion Pajaziti

Hajduku i Splitit sot ka zvhilluar ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League përballë Zira-s në Azerbajxhan, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë u inkuadrua edhe përforcimi më i ri i skuadrës, Adrion Pajaziti, përcjellë Kërlaçki.

Inkuadrimi i mesfushorit pati impakt të madh në skuadër, deri sa në pjesën e parë skuadra e njohur kroate u ndodh në disavantazh dhe e rreshtuar mbrapa, pjesëloja e dytë ishte krejtësisht në favor të “bardhëve”, deri sa arritën edhe të barazonin rezultatin nëpërmjet, Anthony Kalik (68′). Skuadra vendase shënoi me francezin, Brahim Konate (31′).

lindur në Londër, Adrioni është formuar si futbollist në akademinë e Fulhamit, ku ka kaluar fazat më të rëndësishme të zhvillimit të tij. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2021, në një përballje të kampionatit anglez kundër Birmingham Cityt.

Adrion Pajaziti ka përfaqësuar në të kaluarën si Kombëtaren U21 të Kosovës, ashtu edhe Shqipërinë U21, ndërsa në muajin mars 2024 bëri edhe debutimin e tij me Kombëtaren A të Shqipërisë, në një ndeshje të zhvilluar ndaj Anglisë në Wembley. Deri tani ka regjistruar dy ndeshje zyrtare me fanellën kuqezi.