
Adrion Pajaziti, përforcimi i ri i Hajdukut – nënshkruan deri në vitin 2029
HNK Hajduk ka finalizuar transferimin e mesfushorit të ri premtues, Adrion Pajaziti, i cili vjen nga Fulham FC. Lojtari 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë afatgjatë me klubin nga Spliti, që do ta mbajë të lidhur me “Bardheblutë” deri në verën e vitit 2029.
Pajaziti i është bashkuar menjëherë stërvitjeve me ekipin e parë dhe do të mbajë fanellën me numrin 4, ndërsa prezantimi zyrtar për mediat do të zhvillohet ditën e mërkurë, përcjell, Kërlaçki.com.
I lindur në Londër, Adrioni është formuar si futbollist në akademinë e Fulhamit, ku ka kaluar fazat më të rëndësishme të zhvillimit të tij. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2021, në një përballje të kampionatit anglez kundër Birmingham Cityt.
Për të fituar më shumë eksperiencë, ai u huazua në fillim të vitit 2023 në Norvegji, te skuadra e Haugesund, ku zhvilloi 11 ndeshje. Sezonin e fundit, u rikthye në Kroaci si pjesë e Goricës, ku u bë një nga pikat më të forta të ekipit – me 23 paraqitje dhe 3 gola të realizuar.
Adrion Pajaziti ka përfaqësuar në të kaluarën si Kombëtaren U21 të Kosovës, ashtu edhe Shqipërinë U21, ndërsa në muajin mars 2024 bëri edhe debutimin e tij me Kombëtaren A të Shqipërisë, në një ndeshje të zhvilluar ndaj Anglisë në Wembley. Deri tani ka regjistruar dy ndeshje zyrtare me fanellën kuqezi.