Afat i heshtur: Hendbolli kosovar pa lëvizje të mëdha

#image_title

Ka përfunduar afati i rregullt kalimtar i verës në hendbollin e Kosovës. Disa lojtarë tashmë kanë zgjedhur skuadrat e reja, ndërsa shumë të tjerë kanë kërkuar statusin e lirë, që u mundëson të vendosin më vonë për klubin ku do të vazhdojnë karrierën.

Në listën e kërkesave bie në sy aktiviteti i madh i Vëllaznimit të Gjakovës, skuadër që këtë edicion rikthehet në Superligë, pasi edicionin e kaluar nuk garoi për probleme financiare, raportin “Kërlaçki”.

Klubi ka paraqitur kërkesa për rikthimin e disa ish-lojtarëve që sezonin e kaluar ishin pjesë e Trepçës, Rahovecit dhe Prishtinës.

Në total, te hendbollistët janë paraqitur nëntë kërkesa për regjistrim, po aq edhe te hendbollistet.

Ndërkohë, janë dorëzuar plot 23 kërkesa për përfitimin e statusit të lirë.

Të gjitha këto raste do të shqyrtohen dhe vendosen nga Komisioni për Regjistrim.

Lojtarët do të kenë mundësi të ndryshojnë skuadër deri më 15 tetor.

Përveç atyre me status të lirë, të drejtë transferimi kanë edhe lojtarët që sigurojnë fletëlëshimin nga klubi aktual.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.