Akanji para sfidës me Kosovën: Nuk është kundërshtar i lehtë, por ne kemi skuadrën më të fortë

Manuel Akanji
#post_seo_title

Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji (30), i cili këtë verë u huazua nga Manchester City te Inter Milano, ka folur për mediumin zviceran Blick në prag të përballjes kualifikuese për Botëror ndaj Kosovës.

Me mbi 70 paraqitje ndërkombëtare dhe si një nga liderët e skuadrës helvete, Akanji e sheh sfidën si një test të vështirë, por thekson se Zvicra ka përparësi në cilësi dhe përvojë.

“Kosova nuk është kundërshtar i lehtë – është shumë e fortë dhe agresive. Duhet të jemi gati që nga fillimi, sepse nuk kemi dymbëdhjetë ndeshje për ta zgjidhur. Kësaj radhe duam të fitojmë.”

Sa i përket lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë Kosovën, ai tha:

“Është vendimi i tyre. Nëse dikush preferon të luajë për Kosovën, le të luajë për Kosovën – ka arsyet e veta. Por mendoj se ne kemi një skuadër më të fortë.”