
Mesfushori Ardon Jashari ka pësuar një lëndim në stërvitjen e së enjtes te Milani dhe pritet të mungojë në ndeshjen kualifikuese ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.
Lajmin për dëmtimin e tij e ka konfirmuar trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri.
“Gjatë stërvitjes së mëngjesit ai u lëndua në një duel me Gimenezin dhe për këtë arsye nuk do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Lecces. Jashari është një lojtar që mund të luajë si para mbrojtjes ashtu edhe në qendër të mesfushës”, deklaroi Allegri.
Pavarësisht lëndimit, Jashari figuron në listën e kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e shtatorit.
Helvetikët më 5 shtator përballen me Kosovën, ndërsa më 8 shtator luajnë kundër Sllovenisë, të dyja ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohen në Basel.
Në listën e Zvicrës për këto ndeshje figuron edhe kapiteni Granit Xhaka, i cili pritet të udhëheqë ekipin në këto duele të rëndësishme.