Armand Duplantis, sa ka fituar 13-herë rekorderi në kërcim me shtizë?

Armand Duplantis
Armand Duplantis

Armand “Mondo” Duplantis, kampioni suedez në kërcim me shtizë, është kthyer në ikonën absolute të atletikës botërore. Në vetëm gjashtë vite në skenën elitare, ai ka thyer 13 herë rekordin botëror dhe ka grumbulluar miliona dollarë.

Rekorde që sjellin miliona

Çdo rekord botëror i thyer i ka sjellë nga 100 mijë dollarë – në total 1.3 milionë vetëm nga shpërblimet zyrtare të Federatës Botërore të Atletikës. Strategjia e tij është e ngjashme me atë të legjendës Sergej Bubka, ngritje graduale e lartësisë për të përfituar maksimalisht nga shpërblimet.

Fitimet nga garat dhe medaljet olimpike

Dy medalje të arta olimpike (Tokio dhe Paris) i kanë sjellë gjithsej 100 mijë dollarë. Në Ligën e Diamantit, ku ka fituar 40 gara, ka grumbulluar edhe 400 mijë dollarë të tjera, plus 2.5 milionë si fitues sezonal në vitet 2020, 2023 dhe 2024.

armand duplantis
Armand Duplantis

Sponsorizime që sjellin shumë më tepër

Kontratat me gjigantët Puma dhe Red Bull janë burimi kryesor i të ardhurave të tij. Vetëm nga Puma ka marrë të paktën 6 milionë dollarë në gjashtë vitet e fundit, ndërsa Red Bull i ka sjellë rreth 1.5 milionë. Ai gjithashtu bashkëpunon me marka si Omega, Tommy Hilfiger dhe të tjera.

Pasuri prej kampioni

Sipas vlerësimeve të fundit, pasuria e përgjithshme e Duplantis arrin në rreth 13.5 milionë dollarë – një shifër që pritet të rritet pas çdo gare të fituar. Për një sportist që garon në një disiplinë jo aq komerciale si futbolli, kjo është një arritje e jashtëzakonshme.