Arrihet marrëveshja: Granit Xhaka rikthehet në Premierligë!

Granit Xhaka
Granit Xhaka

Granit Xhaka do të rikthehet në Premier League, pasi është arritur marrëveshja për kalimin e tij te Sunderland nga Bayer Leverkusen.

Mesfushori kosovar do të transferohet për shumën prej 20 milionë eurosh.

Ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me skuadrën e sapo ngjitur në elitën e futbollit anglez.

Xhaka ishte pjesë e Leverkusenit për dy sezone, ku dha një kontribut të rëndësishëm në sukseset e skuadrës gjermane.

Ky rikthim në Angli shënon një kapitull të ri në karrierën e tij, pas aventurës së mëparshme me Arsenalin.

Granit Xhaka
Granit Xhaka