Arsim Thaçi i vendosur: Japim gjithçka për rezultat pozitiv, ta mbushim stadiumin në duelin e kthimit!

Arsim Thaci
Arsim Thaci

Prishtina zhvillon sonte ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League ndaj skuadrës nga Irlanda e Veriut, Larne.

Trajneri Arsim Thaçi është shprehur i vendosur, duke premtuar maksimumin nga ekipi për të arritur një rezultat pozitiv në sfidën e parë, përcjellë “Kërlaçki”.

“Bazuar në ndeshjet e fundit, analizat dhe përgatitjet që kemi bërë, është e qartë se Sheriff ishte në një nivel më të lartë se kundërshtari aktual”, deklaroi Thaçi për faqen zyrtare.

“Megjithatë, të gjitha ekipet në këtë nivel janë cilësore, prandaj na duhet përkushtim maksimal për të arritur një rezultat pozitiv. Synojmë gjithashtu ta mbushim stadiumin në Prishtinë për ndeshjen e kthimit”, shtoi ai.

Ndeshja luhet sonte me fillim nga ora 21:00.

Dita e Prishtinës, kryeqytetasit përballen sonte me Larnen