
Tifozët e zjarrtë të Shkëndijës, “Ballistët”, kanë bërë të ditur se janë duke përgatitur gjithçka për ndeshjen e rëndësishme të “kuqezinjve” në play-off të Europa League ndaj Ludogoretsit.
Atmosfera në Tetovë tashmë po ndizet, teksa përballja historike pritet të zhvillohet të enjten më 21 gusht.
Përmes një njoftimi publik, Ballistët kanë theksuar vendosmërinë e tyre për të qenë pranë skuadrës në çdo sfidë: “Sa probleme na u shtun, asnjëherë ne nuk dështuam. Ballistët po kryejnë gjitha përgatitjet e nevojshme, ndeshja afrohet, euforia shtohet”.
Tifo-grupi ka njoftuar se tubimi i përbashkët i tifozëve do të mbahet në orën 16:30, para Pallatit të Kulturës në Tetovë, prej ku do të niset marshimi drejt stadiumit për të krijuar një atmosferë unike.
Përballja mes Shkëndijës dhe Ludogoretsit shihet si një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit, ndërsa mbështetja e Ballistëve pritet të jetë arma shtesë për skuadrën kuqezi në rrugën drejt fazës së grupeve të Europa League.