
Bekim Isufi i kishte sjellë Dritës titullin e kampionit pas 16-vitesh në edicionin 2016/17. Dhe, që në debutimin e tij në Evropë, kishte arritur fitoren e parë të një skuadre kosovare, por edhe kalimin e parë të një raundi garash
FC Malisheva, nesër paraqitet për herë e dytë rresht në Evropë pas debutimit në edicionin e kaluar në Conference League. Në dy ndeshjet kundër skuadrës më të madhe, kampion aktual, të Malit të Zi, Buduçnost, kishin triumfuar në ndeshjen e parë në “Zahir Pajaziti”, 1-0. Por, në Podgoricë u eliminuan pas humbjes bindëse, 3-0.
Këtë edicion, Malisheva sërish bindi dhe u plasua për herë të dytë rresht në po të njëjtën garë, në Conference League, kur nesër në “Fadil Vokrri” nga ora 20:15 e pret skuadrën islandeze, Vikingur Reykjavik.
Ndërsa, në skenë rikthehet trajneri i fitores së parë dhe kalimit të raundit për herë të parë, nën udhëheqjen e Dritës në Champions League më 2017, thekson Kërlaçki.com.
Bekim Isufi, futbollist i shumë skuadrave të njohura kosovare, Drita, Besiana, Gjilani, Flamurtari, KEK-u, etj, si trajner, në debutimin e tij në Evropë, në dy ndeshjet kualifikuese të zhvilluara në Gjibraltar, pati mposhtur kampionët e Andorrës, FC Santa Coloma, 2-0 pas vazhdimeve. Edhe në ndeshjen e dytë finael, po pas vazhdimeve, kishte mposhtur kampionët vendas të Gjibraltarit, Lincoln Red Ips FC.
Në ndeshjen e raundit të dytë, fati nuk ishte me skuadrën e tij, Drita nuk ishte bartëse dhe përballja me kampionët suedez, Malmo ishte sfidë e rënd. Të përgjedhurit e trajnerit 49-vjeçar, ishin mposhtur bindshëm në dy duelet, 0-3 dhe 0-2.
Beka, tani ka rast ideal, të vazhdojë me fitore dhe kalim tjetër raundi, me një ekip të ri ambicioz dhe të etur për treguar vlerat që kanë.