Skuadra e Mirel Josës do të insistojë për fitoren e tretë rresht.
Në anën tjetër, Flamurtari ngelet me vetëm një triumf dhe 5 pikë në fundin e tabelës. Kuqezinjtë kanë arritur edhe dy barazime të tjera.
Ndërsa Bylis, me 3 fitore dhe 3 barazime, momentalisht ndodhet në mesin e tabelës me 12 pikë. Ndeshja nis nga ora 17:00, ndërsa ndeshjet e tjera zhvillohen nesër dhe pasnesër.
