Champions League: Në katër ndeshjet e mbetura fitojnë favoritët

Champions League
Champions League

Sonte u zhvilluan katër ndeshjet e fundit të raundit të parë të Uefa Champions League, ku në katër ndeshjet fituan skuadrat vendase të favorizuara.

Në njërën prej ndeshjeve më interesante, ishte ajo e skuadrave ishullore të Irlandës dhe asaj të Veriut, Shelbourne mundi Linfield me rezultatin 1–0 në një përballje të zhvilluar në Tolka Park të Dublinit. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Mipo Odubeko pas një asistimi të Seán Boyd. Ky ishte goli i tretë radhazi për Odubeko, i cili ka treguar formë të shkëlqyer.

Menaxheri i Shelbourne, Joey O’Brien, theksoi se megjithëse ekipi ka marrë një avantazh të vogël, ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë dhe se skuadra duhet të mbetet e fokusuar për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

Rezultatet e ndeshjeve të raundit të parë

Zalgiris (Lituani) 2–0 Hamrun (Malta)
FCSB (Rumani) 3–1 Inter Escaldes (Andorra)
Ludogorets (Bullgari) 1–0 Dinamo Minsk (Bjellorusi)
Shelbourne (Irlandë) 1–0 Linfield (Irlandë e Veriut)

Rezultatet e djeshme

Egnatia (Alb) – Breidablik (Ice) 1:0
Virtus (San) – Zrinjski (Bih) 0:2
Drita (Kos) – Differdange (Lux) 1:0
TNS (Wal) – Shkëndija (Mkd) 0:0
Vikingur (Fai) – Lincoln Red Imps (Gib) 2:3
Olimpija Ljubljana (Slo) – Kairat Almaty (Kaz) 1:1
Levadia (Est) – RFS (Lat) 0:1
Iberia 1999 (Geo) – Malmo FF (Swe) 1:3
Noah (Arm) – Buduçnost (Mne) 1:0
KuPS (Fin) – Milsami (Mda) 1:0

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.