
Manchester City dominoi derbin e xhiros së 4-t të Premier Ligës duke mposhtur Manchester United 3:0 në “Etihad”.
Erling Haaland shkëlqeu me dy gola, ndërsa Phil Foden vulosi fitoren me një tjetër gol.
Portieri italian Gianluigi Donnarumma debutoi me paraqitje pozitive pas transferimit nga PSG.
Ai ishte më meritori që “Djajtë e Kuq” nuk shënuan sonte në “Etihad”.
City rikthehet kësisoj te fitoret, ndërsa United vazhdon me rezultate zhgënjyese.