dion gallapeni

Dion Gallapeni

Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Dion Gallapeni, është shprehur optimist para ndeshjes kundër Sllovenisë.

Ai ka theksuar rëndësinë e sfidës për rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

“Sllovenia është një ekip shumë kompakt në mbrojtje, por edhe ata duan tri pikët dhe po ashtu edhe ne shkojmë për tri pikë, kështu që shpresoj të jetë një lojë e hapur dhe të marrin rezultat pozitiv,” ka thënë Gallapeni.

Ai nënvizon se ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës janë jetike për Kosovën dhe do të vendosin shumë për kualifikimin e ekipit.

Kosova luan me Slloveninë të shtunën në Lubjanë, ndërsa ndeshja me Zvicrën zhvillohet të martën në Prishtinë. Aktualisht, Kosova ka shtatë pikë në Grupin B, pas Zvicrës me dhjetë pikë.