Dorëheqje surprizë te Dinamo: Qerkini dhe Ademi largohen nga drejtimi i skuadrës

Burim Qerkini - Fatos Ademi
Burim Qerkini - Fatos Ademi

Burim Qerkini dhe ndihmësi i tij, Fatos Ademi, kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Dinamos, pavarësisht ecurisë pozitive të ekipit gjatë periudhës së tyre në pankinë. Dyshja e stafit teknik e bëri publike largimin përmes një deklarate, ku theksohet se ndonëse skuadra nuk ka pësuar asnjë humbje, ata vendosin të largohen “me përgjegjësi dhe me shumë respekt”.

“Japim dorëheqjen me shpresën e sinqertë që ky klub do të ecë përpara mbi bazën e punës së bërë deri tani”, thuhet në deklaratë, duke nënvizuar se Dinamo është në rrugën e duhur drejt objektivit madhor – ngjitjes në Superligë.

Qerkini dhe Ademi shprehën mirënjohje për lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që i kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi, ndërsa theksuan krenarinë për angazhimin dhe sakrificën e bërë me ekipin blu.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga klubi në lidhje me dorëheqjen e trajnerit dhe ndihmësit të tij, si dhe nuk dihet kush do të marrë drejtimin e përkohshëm të skuadrës.

Ndërsa, për Kërlaçki, Qerkini ishte i shkurtër dhe me ironi tha: “Pesë ndeshje pa humbje, më mirë të ikim më herët”.

Dinamo në udhëheqjen e Qerkinit në pesë ndeshje ka arritur dy fitore dhe 3 barazime, ndërsa në javën e pestë janë mysafir të 2 Korrikut në Prishtinë.