Drenica bëhet “e gjallë” me rinovime dhe transferime në javën e fundit – njofton rinovimin me katër shtyllat e ekipit

KF Drenica

FC Drenica ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratave me katër prej lojtarëve kryesorë të rikthimit në Superligën e Kosovës, nën drejtimin e trajnerit Bylbyl Sokoli.

Kur kemi hyrë në javën që nis kampionati, Drenica është bërë e gjallë dhe me stilin engimatik të Bylbyl Sokolit, prezantimi i përforcimeve ka mbetur në fund. Fillimisht klubi ka njoftuar vazhdimin me katër lojtarë, që janë pjesë e klubit nga sezoni i shkuar.

Sulmuesit Kreshnik Uka dhe Igball Jashari, që ishin vendimtarë me gola dhe paraqitje të rëndësishme gjatë sezonit të kaluar, do të jenë sërish pjesë e skuadrës bardhekuqe.

Po ashtu, mesfushori dhe kapiteni Genc Hamiti ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin në Skënderaj, duke ofruar përvojën dhe lidershipin e tij në mesfushë.

Lista e rinovimeve plotësohet nga mbrojtësi i talentuar Andi Veliqi, i cili pritet të ketë rol edhe më të madh në sezonin e ardhshëm.

Drenica kthehet në Superligë pas dy vitesh mungesë, periudhë në të cilën garoi në Ligën e Parë. Rikthimi në elitën e futbollit kosovar erdhi falë një sezoni të suksesshëm dhe paraqitjeve të qëndrueshme, ku këta katër futbollistë ishin ndër më meritorët për arritjen e objektivit.

Bylbyl Sokoli tani ka ounë edhe më të vështirë, ta mbajë Drenicës si pjesë të elitës së futbollit të Kosovës.

drenica bëhet e gjallë me rinovime dhe transferime në javën e fundit njofton rinovimin me katër shtyllat e ekipit - kërlaçki

Me këto vazhdime kontratash, Drenica ruan bërthamën e ekipit që realizoi rikthimin e madh, ndërsa priten edhe njoftime për lojtarë të tjerë që do të rinovojnë, si dhe për afrimet e reja që do të përforcojnë skuadrën për sezonin 2025/26.