Drita – Differdange 2-1, Shkëndija – Ludugorets 2-1, Jagiellonia – Dinamo 3-0

Drita
Drita

Fitore të ngushta, por me peshë për Dritën dhe Shkëndijën

Dy prej skuadrave tona arritën fitore minimale, por tepër të rëndësishme, duke triumfuar me rezultatin 2-1.

Shkëndija regjistroi një përmbysje të madhe, duke e kthyer ndeshjen në favor të saj pas disavantazhit fillestar. Nga ana tjetër, Drita u detyrua të rikthehej në lojë pas një barazimi befasues të kundërshtarit, por arriti të sigurojë epërsinë para ndeshjes kthyese.

Këto rezultate i mbajnë të dyja skuadrat në garë të fortë dhe rrisin besimin për të siguruar plasmanin në fazën e ligës.

Dinamo ka pësuar, 3-0.

Mbyllen pjesët e para: Drita në epërsi, Shkëndija barazon, Dinamo në disavantazh

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet evropiane ku janë të angazhuara skuadrat shqiptare. Drita është në epërsi 1-0 ndaj rivalit të saj, falë golit të realizuar nga Dabiqaj. Ndërkohë, Shkëndija ka arritur të barazojë ndaj Ludogorets, me një gol të shënuar nga Latifi. Në anën tjetër, Dinamo është duke humbur 1-0 në transfertë ndaj Jagiellonia-s në Poloni.

 

DRITA – DIFFERDANGE 2-1

Ka përfunduar ndeshja me fitoren e merituar të ekipit të Zekerija Ramadani.

90+ Katër minuta shtesë.

90+ Skuadra mysafire mbetët me një futbollist më pak në fushë, me karton të kuq ndëshkohet Mfoumou pas rishikimit nga VAR-i.

80′ Besnik Krasniqi i saktë nga pika e bardhë, rikthen epërsinë, 2-1.

78′ Penallti. Pengohet Dabiqaj brenda zonës së rreptësisë.

64′ Differdange shtang Dritën, 1-1 në “Fadil Vokrri”! Shënon zëvendësuesi Andreas Buch.

54′ Manaj gjuan ballore, por e pasaktë.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

45′ Ka përfunduar pjesa e parë.

30′ GOOOL Albert Dabiqaj shënon pas aksionit nga e majta, topi depërton deri para portës dhe shënon me lehtësi 1-0. Tusha depërtoi nga e majta.

25′ Manaj duhet të ishte me syçelë në një pozicion ideal i përballur me portierin Felipe.

21′ Maloku në vend pas një tentimi të mysafireve nga ana e djathtë.

11′ Aksion i mirë i Dritës, topi te Ajzeraj në anën e majtë i cili harkoi në shtyllën e dytë ku nga afërsia gjuan me kokë Dabiqaj, por afër shtyllës.

1′ Ka nisur ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Krasniqi, Sheji, Ajzeraj, Limaj, Manaj, Balaj, Dabiqaj, Bejtulai, Tusha, Ovouka.

Diferdange: Felipe, D’Anzicio, Brusco, Abreu, Bedouret, Pinto, Rauch, Hadji, Franzoni, Lempereur, Borges. 

drita - differdange

 

SHKËNDIJA – LUDOGORETS 2-1

Përfundon ndeshja në Shkup, fitore e madhe para udhëtimit pas një jave në Bullgari.

60′ GOOOL Besart Ibrahimi përmbys kampionët e Bullgarisë, 2-1 në Shkup. Një gol i shkëlqyer pas një loje ekipore të mrekullueshme! Besart Ibraimi kontrollon një pasim perfekt dhe godet saktë me një gjuajtje të ulët drejt cepit të djathtë të portës. Portieri nuk ka çfarë të bëjë ndaj goditjeve të tilla. VAR-i konfirmoi golin.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

45′ Ka përfunduar pjesa e parë.

41′ Zejnullai tenton portën, por gjuajtja e tij shkon paksa jashtë shtyllës së majtë. Topi del jashtë fushe dhe Ludogorets do të kryejë një goditje nga porta.

35′ GOOOL Liridon Latifi barazon rezultatin. Latifi lëshon një goditje fantastike si predhë nga një goditje dënimi nga distanca. Topi përfundon në cepin e sipërm të djathtë, duke lënë portierin të pafuqishëm. 

30′ Besart Ibraimi i afrohet shumë golit! Ai merr topin brenda zonës pas një goditjeje nga këndi, por gjuajtja e tij kalon ngushtë pranë shtyllës së djathtë. Ky duhet të jetë një sinjal i fortë alarmi për mbrojtjen. Topi del jashtë fushe dhe Ludogorets fiton një goditje nga porta.

17′ Deroy Duarte kontrollon një pasim vendimtar brenda zonës, që e vë përballë përballë portierit. Ai shënon, duke goditur fort dhe ulët në cepin e majtë të portës!

15′ Liridon Latifi mori një pasim të saktë thellë në zonë dhe tentoi ta dërgonte topin në rrjetë, por gjuajtja ishte shumë jashtë objektivit. Çfarë goditjeje e gabuar!

8′ Liridon Latifi merr një pasim të saktë të ulët brenda zonës, e kontrollon topin dhe gjuan drejt shtyllës së djathtë. Për fat të keq për të, Sergio Padt bën një pritje të shkëlqyer për të ndalur përpjekjen e tij.

1′ Ka nisur ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Shkëndija: Gaye, Trumci, Fetai, Cake, Webster, Ramadani, Alhassan, Tamba, Zejnullahi, Latifi, Ibrahimi.

Ludogorets: Padt, Son, Nachmias, Almeida, Nadyalkov, Pedro Naressi, Duarte, Staniç, Erick Marcus, Bile, Chouiar.

shkëndija - ludogorets

JAGIELLONIA – DINAMO 3-0

Përfundon ndeshja, humbje e rëndë e Dinamos.

Formacionet zyrtare:

50′ Fundoset Dinamo, goli i tretë i polakëve, Wojtuszek shënon për epërsinë e tretë, 3-0.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

45′ Ka përfunduar pjesa e parë.

34′ GOL  Vendasit shënojnë edhe golin e dytë me Pululun, që gjuan saktë brenda zonës.

12′ GOL Imaz ka shënuar për skuadren polake. Imaz përfiton nga gabimi i portierit Teqja.

5′ Dejvi Bregu del i vetëm përballë portierit, gjuan, por topi përplaset në trupin e portierit.

1′ Vendasit shënojnë në sekondën e 45-të me Pululu, por VAR-i shpëton skuadrën shqiptare, goli anulohet për pozicion jashtë loje.

1′ Ka nisur ndeshja.

Jagiellonia: Abramowicz, Wojtuszek, Vital, Kobayashi, Wdowik, Pozo, Romanczuk, Flach, Pietuszewski, Pululu, Imaz. 

Dinamo: Teqja, Nani, Meksi, Aliji, Lorran, Beqja, Vila, Gassama, H. Berisha, Bregu, B. Berisha.

jagiellonia - dinamo
jagiellonia dinamo