Drita me dy mungesa të mëdha sot përballë kampionit të Rumanisë – synon rezultat pozitiv në Bukuresht

FC Drita

Sonte nga ora 20:30, në “National Arena” të Bukureshtit, Drita do të luajë ndaj FCSB në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Europa League.

Pas eliminimit nga kampioni danez Copenhagen në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, skuadra gjilanase kërkon të vazhdojë rrugëtimin evropian në një tjetër kompeticion prestigjioz.

Edhe kampioni rumun vjen në këtë përballje pas një eliminimi nga Champions, ku u mposht nga Shkëndija e Tetovës.

FC Drita

Kjo ka shtuar presionin te FCSB, por ka rritur edhe shpresat në kampin e Dritës për një rezultat pozitiv.

Në konferencën për shtyp, trajneri Zekirija Ramadani u shfaq i bindur se ekipi i tij është përgatitur mirë, duke analizuar në detaje kundërshtarin, përfshirë edhe ndeshjet e tyre ndaj Shkëndijës.

Zekirija Ramadani

Megjithatë, Drita do të jetë pa dy titullarë të rëndësishëm – Liridon Balaj është i suspenduar, ndërsa mbrojtësi kolumbian Camilo Mesa mungon për shkak të një lëndimi serioz në stërvitjet e fundit.