Drita mëson kundërshtarët në Konferencë Ligë

#post_seo_title

Drita ka mësuar sot kundërshtarët në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Shorti i zhvilluar në Nyon i ka rezervuar gjilanasve përballje sfiduese, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita do të presë AZ Alkmar, Omonian dhe Shkëndijën e Tetovës, ndërsa ndeshjet në udhëtim do t’i zhvillojë kundër Rayo Vallecanos në Spanjë, KuPS-it në Finlandë dhe Shelbourne në Irlandë, përcjellë Kërlaçki.

Ky kombinim sjell një përzierje sfidash prestigjioze dhe emocionuese për klubin dhe tifozët.

Pa dyshim, vëmendja e veçantë bie mbi derbin shqiptar kundër Shkëndijës, një përballje që pritet të ndezë emocione të jashtëzakonshme në të dy anët e kufirit.

Përveç kësaj, sfida me skuafta si AZ Alkmar dhe Rayo Vallecano do të jenë teste të vërteta për forcën e Dritës.

Lojtarët e Dritës mbushin xhepat pas kalimit në fazën e grupeve – kryesia e klubit iu dha super premio