Dy autogolat e mbrojtësit Esteve ndihmojnë Cityn të fitojë bindshëm ndaj Burnleyt

#post_seo_title

Manchester City vazhdon marshimin në Premierligë me një tjetër fitore, këtë herë 5:1 përballë Burnleyt.

Vendësit përfituan nga gabimet e mbrojtësit Esteve, i cili shënoi dy autogola në portën e vet.

Përveç fatit që i ndihmoi, City tregoi edhe forcën e vet, duke realizuar edhe me mesfushorin Nunes dhe sulmuesin Haaland dy herë.

Skuadra e Pep Guardiolës dominoi shumicën e lojës dhe e menaxhoi me qetësi avantazhin.

Burnley arriti të gjejë golin e nderit me anë të Anthonyt, por ishte shumë pak për të ndryshuar rrjedhën e takimit. Diferenca e kualitetit mes dy skuadrave u pa qartë gjatë gjithë ndeshjes.