
Edicioni i 42-të i EuroBasket kulmon sonte në Riga me përballjen mes Turqisë dhe Gjermanisë, dy kombëtare që vijnë në sprintin final pa asnjë humbje dhe me dominim.
Të dyja ekipet kanë regjistruar nga tetë fitore dhe kanë mahnitur publikun me basketboll tërheqës dhe efikas.
Sulm spektakolar
Megjithëse njihen për mbrojtje të fortë, këtë kampionat janë dalluar sidomos në sulm. Gjermania kryeson si skuadra më efikase me 101.4 pikë për ndeshje, ndërsa Turqia renditet e treta me 91.1 pikë. Turqit kryesojnë për gjuajtje të sakta për tri pikë (44.7%), ndërsa gjermanët janë menjëherë pas tyre (39%).
Yjet në parket
Te Turqia, binomi Alperen Şengun (20.8 pikë, 11 ribaunde, 7 asistime) dhe Cedi Osman (15.1 pikë) janë lider të skuadrës. Nga ana tjetër, Gjermania mbështetet te Dennis Schröder (20.9 pikë, 6.6 asistime) dhe Franz Wagner (21.1 pikë, 5.6 ribaunde). Dueli mes këtyre yjeve pritet të vendosë fatin e trofeut.
Faktorët X
Përtej yjeve kryesorë, tek Turqia pritet të bëjnë diferencën Erxhan Osmani ose Shane Larkin, ndërsa për Gjermaninë në skenë mund të dalin Andreas Obst ose Isaac Bonga. Gjithmonë ekziston mundësia që një tjetër lojtar të kthehet në heroin e papritur të finales.
Dueli nga pankina
Turqia ka në krye trajnerin e mirënjohur Ergin Ataman, i cili njihet për përvojën dhe strategjinë e tij fituese. Gjermania, megjithatë, ka surprizuar me sukses nën drejtimin e Alan Ibrahimagić, asistenti që mori drejtimin pas mungesës së trajnerit kryesor Alex Mumbra.
Ercan Osmani etched his name in Turkish basketball history with a performance for the ages 🇹🇷 https://t.co/cpeMNeHvZL
— FIBA EuroBasket (@EuroBasket) September 12, 2025
Historia në lojë
Finalja luhet në “Xiaomi Arena” në Riga nga ora 20:00. Turqia kërkon të fitojë për herë të parë titullin evropian, duke lënë pas zhgënjimin e vitit 2001, ndërsa Gjermania synon trofeun e dytë pas suksesit të vitit 1993.
IT ALL COMES DOWN TO THIS. 🏆
Who will become EuroBasket champs, 🇹🇷 or 🇩🇪?
📺 https://t.co/O8gpIsQSSp
📖 https://t.co/rPjHjpKKW2#EuroBasket | #MakeYourMark pic.twitter.com/SkbIBSMJ2o— FIBA EuroBasket (@EuroBasket) September 14, 2025
Ndeshja për vendin e tretë
Më herët, në orën 16:00, Greqia dhe Finlanda do të përballen për medaljen e bronztë.
Parashikimi i finales
Gjermania shihet si favorite falë efikasitetit dhe thellësisë së skuadrës, por Turqia ka qenë e jashtëzakonshme këtë vit dhe me Ataman në pankinë asgjë nuk është e pamundur. Një finale që pritet të jetë spektakolare dhe që mund të vendoset vetëm në minutat e fundit.