
Eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka raportuar se Edon Zhegrova është shumë afër transferimit te Juventusi. Sipas tij, “Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje verbale me Lille për kartonin e sulmuesit kosovar dhe ka gjetur gjithashtu akord të plotë me lojtarin për kushtet personale.
Romano shton se Zhegrova është tashmë i autorizuar të udhëtojë drejt Torinos, sapo Juventusi të japë dritën jeshile përfundimtare. Pjesa e vetme që mbetet për t’u zgjidhur është konfirmimi i transferimit të Nico González nga Barcelona te Atlético Madrid, një hap i domosdoshëm për të regjistruar afrimin e ri në Serie A.
26-vjeçari nga Kosova ka shkëlqyer në Ligue 1 me Lille, ku lojërat e tij plot shpejtësi, teknikë dhe kreativitet kanë tërhequr interesimin e klubeve të mëdha evropiane. Me kalimin te Juventusi, ai do të bëhej lojtari i parë kosovar që vesh fanellën bardhezi, duke shënuar një moment historik për futbollin shqiptar.
🚨⚪️⚫️ EXCLUSIVE: Juventus verbally agree deal with Lille for Edon Zhegrova and also reach total agreement with the player on personal terms.
Zhegrova authorized to travel as soon as Juve give green light.
🔴⚪️⏳ Final step needed: ok from La Liga for Nico González to Atlético. pic.twitter.com/N0PIyOR2LL
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2025