FC Prishtina transferon holandezin Christopher Mamengi

Christopher Mamengi
Christopher Mamengi

FC Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit holandez Christopher Mamengi. Futbollisti vije nga Almer City i Holandës, por ndeshjen e fundit ka zhvilluar në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Mamengi, 24 vjeç, është formuar në akademinë e njohur të FC Utrecht në Holandë, ku zhvilloi fazat e hershme të karrierës dhe debutoi si profesionist me ekipin Jong Utrecht në Eerste Divisie – liga e dytë holandeze.

Në vitin 2023, ai iu bashkua skuadrës së Almere City në Eredivisie, elitën e futbollit holandez. Gjatë kohës me Almere City, u paraqit në vetëm 17 ndeshje, kurse në sezonin e fundit 2024/25 është paraqitur në vetëm vetëm 7 ndeshje, në asnjë nuk ka luajtur 90-minuta, ndërsa duelin e fundit ka luajtur në dhjetor të vitit 2024. Megjithatë shihet që futbollisti ka pasur përvojë në duelet kumdër klube kryesore holandeze, ndërsa nuk ka informacione përse nuk ka zhvilluar më asnjë ndeshje në asnjë ekip tjetër.

christopher mamengi
christopher mamengi

Në nivel ndërkombëtar, ai ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të reja të Holandës – U15, U16, U17 dhe U19 – ndërsa me përfaqësuesen U17 ka qenë pjesë e ekipit që ka fituar Kampionatin Evropian.

Në deklaratën e tij të parë si lojtar i Prishtinës, Mamengi tha:
“Jam i gatshëm të ndihmoj në arritjen e objektivave të klubit më të madh në Kosovë. Me padurim pres të dal në fushë dhe të jap maksimumin për tifozët e zjarrtë, Plisat. Shihemi të dielën.”

Mos të harrojmë cekum, që para një viti skuadra kishte shumë të huaj të prezantuar para fillimit të kampionat, ndërsa deri në fund si pjesë e ekipit pati mbetur vetëm qendërmbrojtësi, Philipe Boueye.