KV F Skenderaj

Ferizaj dhe Skenderaj dolën fituese në ndeshjet e mesjavës në Raiffeisen Superligën A të volejbollit për femra, duke përmirësuar pozitat në renditje pas javës së 8-të.

Në ndeshjen e fundit të kësaj jave, të zhvilluar në Lipjan, Ferizaj mposhti Fushë Kosovën me rezultat 3:1 në sete (18-25, 25-20, 25-22, 25-20), duke shënuar fitoren e gjashtë sezonale dhe duke u ngjitur në vendin e dytë të tabelës.
Fushë Kosova, megjithëse e nisi mirë sfidën, nuk arriti të mbajë ritmin dhe tani renditet në pozitën e pestë.

Në përballjen tjetër, Skenderaj mposhti Vëllaznimin me rezultat të pastër 3:0 në sete (25-21, 25-13, 25-17), duke regjistruar fitoren e katërt sezonale dhe duke e ruajtur pozicionin në Top-4.
Skuadra nga Gjakova, Vëllaznimi, mbetet në fund të renditjes me vetëm 2 pikë dhe një fitore deri më tani në elitë.

Xhiroja e 9-të e Superligës A (Femrat)

08–09 nëntor

  • Skenderaj – SHV Gjilani
    Junior: 16:00 | Senior: 18:00 (Skenderaj, “Ilaz Kodra”)

  • Drita – Prishtina 75
    Junior: 17:00 | Senior: 19:00 (Kamenicë, Palestra e Qytetit)

  • KVF Ferizaj – Fer Volley
    Junior: 18:00 | Senior: 20:00 (Ferizaj, “Bill Clinton”)

  • Vëllaznimi – Fushë Kosova
    Junior: 18:30 | Senior: 20:00 (Lipjan, “Better Life”)

Xhiroja e 9-të e Superligës A (Meshkujt)

06–09 nëntor

  • Vëllaznimi – Peja
    Junior: 19:00 | Senior: 20:00 (Pejë, Palestra e Lojës)

  • Drita – Prishtina M
    Junior: 18:00 | Senior: 20:00 (Kamenicë, Palestra e Qytetit)

  • Luboteni – Skënderbeu
    Senior: 20:00 (Ferizaj, “Bill Clinton”)

  • GE Theranda – Ferizaj
    Senior: 16:00 (Ferizaj, “Bill Clinton”)