Finalja e madhe: Italia kërkon titullin e 5-të kundër Bullgarisë që kërkon të 1-në

italia
Italia

Italia, kampione në fuqi, synon të shkruaj historinë duke fituar titullin e pestë botëror, ndërsa përballë ka një Bullgari të etur për lavdi, që kërkon trofeun e parë në historinë e saj.

yuri romano
yuri romano

Statistikat flasin qartë: në 10 përballjet e fundit, Italia ka fituar 9 herë, ndërsa Bullgaria s’e ka shijuar fitoren ndaj “azzurrëve” që nga qershori i vitit 2015 (3-1). Por finalet nuk njihen për histori – aty gjithçka fillon nga zero.

Italia për gjatë këtij kampionati ka humbur vetëm një duel, me Belgjikën në fazën e grupeve (3-2).

Bullgaria nuk ka humbur asnjë duel, ndërsa ka humbur gjithsejtë 5 sete.

Italia veç një humbjeje ka humbur edhe 3 sete, por që të gjitha në grup, asnjë në fazën eliminuese duke treguar forcën e jashtëzakonshme të karakterit italian.

kampionati botëror i volejbollit
kampionati botëror i volejbollit 2025