Florent Hadërgjonaj, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, ka arritur marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin, ka konfirmuar Alanyaspor.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka rinovuar kontratën me klubin turk Alanyaspor. Klubi konfirmoi se ka arritur marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin me Hadërgjonajn edhe për dy vite të tjera, deri në verën e vitit 2026. Hadërgjonaj është pjesë e Alanyasporit që nga sezoni 2023/24 dhe ka treguar paraqitje stabile në mbrojtje, duke fituar besimin e stafit teknik dhe tifozëve.
“Florent Hadërgjonaj është me ne edhe për dy vite të tjera! I dëshirojmë shumë suksese në sezonin e ri,” thuhet në njoftimin e klubit. Ky është një lajm i mirë për përfaqësuesen e Kosovës, pasi Hadërgjonaj pritet të ketë vazhdimësi dhe stabilitet në një ligë kompetitive si Superliga turke.