
Prishtina luan sonte ndeshjen kthyese ndaj Sheriff Tiraspolit në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve në Ligën e Evropës.
Pas humbjes 4-0 në ndeshjen e parë në Moldavi, trajneri Arsim Thaçi ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacionin startues.
Në qendër të mbrojtjes është rikthyer Ardian Limani, i cili zë vendin e Leonat Vitijës, ndërsa mesfusha përforcohet me Gjelbrim Taipin që starton për herë të parë në këtë fazë.
Formacioni i Prishtinës: Në portë është Agron Kolaj. Mbrojtja përbëhet nga Ramiz Bytyqi, Ardian Limani, Philippe Boueye, Ron Raçi dhe Ardian Muja. Në mesfushë luajnë Hamdi Namani dhe Gjelbrim Taipi. Në repartin ofensiv janë vendosur Blend Baftiu, Leotrim Kryeziu dhe Valmir Veliu.
Ndërkohë, te Sheriffi, në formacionin startues është përfshirë edhe sulmuesi shqiptar Amarildo Gjoni, i cili pritet të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës moldave në këtë takim.
Formacionet zyrtare:
PRISHTINA
SHERIFF