FSHF thotë se u kërkua akordimi i saj – tifozët tallen

shqipëri - serbi
Shqipëri - Serbi

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se ka dhënë dakordësinë për zhvendosjen e ndeshjes Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, nga stadiumi “Rajko Mitiç” në Beograd në  “Duboçica” në Leskovc. Takimi do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45.

Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, vendimi është marrë nga UEFA, pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit dhe në koordinim me palën shqiptare. Si arsye për këtë ndryshim janë përmendur “masat e sigurisë” dhe nevoja për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient më të kontrolluar.

Megjithatë, kjo dakordësi ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë tifozë shqiptarë kanë ironizuar qëndrimin e FSHF-së:

Jakup U.: “Nëse nuk do kishit dhënë ju dakordësinë, nuk do ishte zhvendosur stadiumi 🤣 A pika ju!”

Ariton B.: “Çka jeni ju, zëdhënësit e federatës serbe?”

Serxho Sh.: “A janë biletat me short në Serbi??”

Pavarësisht reagimeve, ndeshja do të zhvillohet në qytetin jugor të Serbisë, ndërsa mbetet të shihet se si do të organizohet prania e tifozëve shqiptarë dhe çfarë masash do të merren për sigurinë.