Futsall: Kroatët ekzaltohen me kundërshtarët

Novo Vrijeme Makarska

Shorti i fazës së grupeve në elitën e futsallit është komentuar edhe nga mediet kroate, ndër to, më i lexuari, index, ka shkruar me ekzaltim ndaj dy skuadrave pretendente, si ajo kazake dhe portugeze.

Kampionët kroatë të futsallit, Novo Vrijeme nga qyteti bregdetar Makarska, janë skuadër pritëse në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ekipi nga Makarska do të jetë nikoqir i Grupit 4 në raundin kryesor, ku do të përballet me skuadrat e mëdha: Sporting CP nga Portugalia, aktualisht nënkampion evropian Kairat Almaty nga Kazakistani, dhe FC Prishtina 01 nga Kosova.

Novo Vrijeme arriti titullin kampion duke mposhtur me rezultat 5:1 Osijek Kandit në ndeshjen finale vendimtare. Ndërkaq, Kairat ishte finalist i Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ku humbi 9:4 ndaj Palma Futsal, kampionit për të tretin vit radhazi. Ekipi spanjoll fitoi në gjysmëfinale ndaj Sportingut me rezultat 3:0. Këto dy skuadra janë favoritët kryesorë të grupit, ndërsa Prishtina shihet si një kundërshtar më i lehtë në këtë fazë.

Tri skuadrat më të mira nga secili nga katër grupet do të kalojnë në 1/16-at e finales. Turneu do të zhvillohet nga data 26 tetor deri më 2 nëntor 2025.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.