Gattuso: Kaos, ndeshja më e çmendur në të cilën kam marrë pjesë

Gattuso
Gattuso

Gennaro Gattuso, përzgjedhësi i Italisë, u shpreh pas fitores së çmendur të skuadrës së tij.

Azzurrët fituan me rezultatin 5:4 ndaj Izraelit, me golin vendimtar të shënuar nga Sandro Tonali në minutat shtesë.

Gattuso u shfaq emocionalisht i rraskapitur pas përfundimit të takimit dhe kësaj fitoreje të rëndësishme në garën për kualifikimin në Kupën e Botës.

“Ishte një kaos sot. Është ndeshja më e çmendur ku kam qenë si trajner, por ky është problemi im, jo i lojtarëve. Nëse duam të luajmë në një mënyrë të caktuar, duhet të përmirësohemi”, u shpreh përzgjedhësi i Italisë, duke shtuar:

“Ishim të çmendur, sepse sulmonim vazhdimisht, dhe kjo ishte pikërisht ajo që priste Izraeli – na ndëshkuan çdo herë me kundërsulme. Kur ishim në epërsi, mund të ishim mbrojtur më thellë.”