Gjilani dhe Drita nisin me fitore javën e 9-të në Superligë

Drita - Malisheva 2-1
Drita - Malisheva 2-1

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 9-të në AlbiMall Superligën e Kosovës, ku Drita dhe Gjilani kanë regjistruar fitore të rëndësishme.

AlbiMall Superliga - Java 9
AlbiMall Superliga – Java 9

Në Gjilan, skuadra vendase mposhti Malishevën me rezultat 2-1. Drita kaloi në epërsi me golin e Besnik Krasniqit nga pika e bardhë, ndërsa mysafirët barazuan në minutën e 81-të. Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, Dabiqaj realizoi në minutën e 86-të, duke i siguruar tre pikë të plota skuadrës së tij.

Ndërkohë, në Lipjan, Gjilani triumfoi ndaj Prishtinës së Re me rezultat minimal 1-0, në debutimin e trajnerit Arbnor Curri në pankinë. Ndeshja ishte mjaft e hapur, me raste nga të dyja palët, por në fund ishte goli i Jaroviç në minutën e 82-të ai që vendosi fatin e takimit. Me këtë fitore, Gjilani i jep fund serisë prej tre humbjesh radhazi.

AlbiMall Superliga - Java 9
AlbiMall Superliga – Java 9