Goditi kundërshtarin e tij, Mevlan Zeka merr dënimin nga Komisioni Disiplinor

Mevlan Zeka

Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht Komisioni Disiplinor dhe Etikës, ka marrë vendime të rëndësishme pas ngjarjeve të ndodhura në ndeshjen e fundjavës ndërmjet Malishevës dhe Prishtinës.

Lojtari i Malishevës, Mevlan Zeka, është dënuar me dy ndeshje moslojë, pasi në minutat e fundit të sfidës goditi me grusht futbollistin e Prishtinës, Philipe Boueye.

Për këtë ndërhyrje të ashpër, gjyqtari e ndëshkoi menjëherë me karton të kuq, ndërsa Komisioni Disiplinor vendosi të shtojë edhe masën shtesë të suspendimit.

mevlan zeka

Përveç lojtarit, edhe klubi i Malishevës është gjobitur. Për shkak të dështimit në organizimin e ndeshjes ndaj Prishtinës, Komisioni ka shqiptuar masën e qortimit.

Nga ana tjetër, me dy ndeshje suspendim janë ndëshkuar edhe dy zyrtarët e klubit, Kastriot Kafexholli dhe Pajtim Morina, të cilët kishin ofenduar gjyqtarët e takimit MalishevaPrishtina.

Me këto vendime, Malisheva do të detyrohet të përballet në dy ndeshjet e ardhshme pa sulmuesin e saj kryesor dhe pa dy prej zyrtarëve të stafit, gjë që pritet të ndikojë në përgatitjet dhe performancën e skuadrës në javët në vijim.