Granit Xhaka zbakon me familje në Angli për testet mjekësore me Sunderlandin

Xhaka

Granit Xhaka ka mbërritur në Angli të hënën mbrëma, duke i hapur rrugë një transferimi befasues te Sunderland, skuadra e rikthyer këtë sezon në Premier League.

Mesfushori 32-vjeçar pritet të kryejë vizitat mjekësore gjatë ditës së martë, përpara se të firmosë një kontratë trevjeçare me “Macet e Zeza”.

Pamjet që po qarkullojnë tashmë në rrjetet sociale tregojnë momentin e mbërritjes së Xhakës në Londër, i shoqëruar nga agjenti i tij, Jose Noguera, dhe babai Ragip Xhaka. Të gjitha palët janë duke finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes.

 

Sipas raportimeve, Sunderland ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen për shumën prej 20 milionë eurosh – një investim i madh për klubin anglez dhe një lëvizje e papritur në këtë fazë të karrierës së Xhakës.

Reprezentuesi i Zvicrës pritet të zyrtarizohet së shpejti si përforcimi më i madh i Sunderlandit këtë verë.