Gyokeres shënon dy gola në ndeshjen e parë në “Emirates”, Arsenali deklason Leedsin!

Gyokeres Arsenal
Gyokeres Arsenal

Arsenali ka vazhduar fillimin e shkëlqyer të sezonit në Premierligë, duke triumfuar bindshëm ndaj Leedsit me rezultatin 5:0 në xhiron e dytë.

Skuadra e Mikel Artetës dominoi takimin, duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit.

Golat për topçinjtë erdhën nga Timber (2), Saka, dhe Gyökeres, që po ashtu realizoi dy herë, duke vulosur një performancë pozitive.

Këta ishin golat e parë të qendërsulmuesit të ardhur nga Sportingu i Lisbonës gjatë verës.

Me këtë fitore, Arsenali ngritet në kuotën e 6 pikëve pas dy xhirove, duke ruajtur bilancin perfekt pas triumfit të javës së parë ndaj Manchester United në Old Trafford. Fillimi i sezonit tregon ambiciet e skuadrës për të luftuar në krye të tabelës.

gyokeres arsenal
gyokeres arsenal