Hendboll: Të shtunën ndeshje interesante në Gjakovë, të dielën derbi në Pejë

kastrioti - rahoveci
Kastrioti - Rahoveci

Superliga e Kosovës në hendboll (meshkuj) vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së dytë.

Të shtunën zhvillohen tri takime. Vëmendja kryesore do të jetë në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ku nga ora 19:30 përballen dy skuadrat tradicionale, Vëllaznimi dhe Trepça.

Vëllaznimi e nisi kampionatin me fitore 40:32 ndaj Llapit, ndërsa Trepça u mposht në shtëpi nga Besa Famgasi me rezultatin 38:21.

Po të shtunën luhen edhe sfidat LlapiVushtrria (19:30) dhe Prishtina – Rahoveci (17:00).

Xhiroja mbyllet të dielën me kryendeshjen e javës mes Besa Famgasit dhe Kastriotit, që luhet nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Të dy skuadrat kanë cilësi dhe ambicie për trofe, ndaj pritet një duel i fortë dhe i hapur deri në fund. Kastrioti debutoi me fitore bindëse në xhiron e parë, 48:32 ndaj Prishtinës.