Ilir Daja, trajneri i adhuruar nga shqiptarët dhe i respektuar në Kroaci!

Ilir Daja
Ilir Daja

Mediat kroate i kanë kushtuar vëmendje të madhe shkrimeve shqiptare për Ilir Dajën, pas fitores së Dinamos së Tiranës ndaj Hajdukut të Splitit 3:1 në rundin e tretë kualifikues të Conference League.

“Njeriu që eleminoi Hajdukun është hero në Shqipëri. Daja është specialist për ekipet kroate, dhe shqiptarët e duan gjithashtu në stolin e Kombëtares,” ishte titulli i hapur nga Sportske Jutarnji.

Ndërsa media tjetër kroate, Index.hr, e hap artikullin me titullin: “Shqiptarët e adhurojnë trajnerin e tyre. Hajduku aktivizoi edhe një lojtar të Milanit.”

Madje, Daja mundi Dinamo Zagrebin edhe me Ballkanin në fazën e grupeve të Conference League, duke fituar 2-0, ndërsa në transfertë humbi 3-0.

Mediat kroate theksojnë se Ilir Daja ka eleminuar më parë edhe Dinamo Zagrebin me Skënderbeun, duke arritur në fazën e grupeve të Europa League.

Më tej, mediat kroate vënë në dukje se në Shqipëri e duan Ilir Dajën si trajner të Kombëtares, duke e paraqitur atë si një model të suksesshëm për publikun e tyre.

Si e thelloi Ilir Daja rekordin negativ të Hajdukut?