Italia mposht kampionët në fuqi, Spanjën – iberikët rrezikojnë kualifikimin

Ita-Esp
#post_seo_title

Italia shkaktoi një surprizë të madhe në EuroBasket duke përmbysur dhe mposhtur Spanjën me rezultat 67–63.

Spanja e nisi fuqishëm me një seri 13-0 në minutat e para, duke e mbyllur periodën e parë 18-10. Megjithatë, italianët reaguan menjëherë në çerekun e dytë, duke ngushtuar diferencën dhe duke mbajtur ndeshjen të hapur.

Çereku i tretë ishte vendimtar: Italia shënoi 19 pikë kundrejt 11 të Spanjës, duke kaluar për herë të parë në epërsi 49-47. Perioda e fundit ishte dramatike me shumë kthesa, por italianët arritën ta ruajnë avantazhin dhe ta mbyllin ndeshjen me fitore.

Spanja, megjithëse kampione në fuqi dhe me një seri prej 13 fitoreve radhazi, tani rrezikon seriozisht kualifikimin dhe duhet ta mposhtë Greqinë në ndeshjen e fundit për të siguruar një vend në fazën e 1/8 së finales.