Java e tretë sjell përplasje të forta në Superligë – dy orare, pesë ndeshje vendimtare

gjl-pri
#post_seo_title

Java e tretë e AlbiMall Superligës nuk sjell më ndeshje që mund të quhen “derbi” në kuptimin klasik të fjalës, qoftë për nga rivaliteti apo pozicionimi në tabelë. Çdo ndeshje tashmë është përplasje direkte dhe luftë për çdo pikë.

Të dielën zhvillohen katër ndeshje, ndërsa java mbyllet të hënën me takimin e fundit.

GjilaniPrishtina, një nga sfidat më interesante të javës. Vendasit janë në kërkim të fitores së parë pas një barazimi dhe një humbjeje, ndërsa Prishtina vjen me moral të lartë, pasi synon fitoren e tretë radhazi për të ruajtur vendin e parë në tabelë.

Gjyqtarët
Gjyqtarët

MalishevaDukagjini, një tjetër duel me peshë. Malisheva, me vetëm një barazim dhe një humbje në dy javët e para, kërkon me ngulm trepikëshin e parë. Nga ana tjetër, Dukagjini, që i ka zhvilluar dy ndeshjet e para në shtëpi dhe ka marrë një fitore, do të tregojë sa është gati për një përballje në terren me bar sintetik.

Gjyqtarët
Gjyqtarët

FerizajBallkani, sfidë që tërheq shumë vëmendje. Ferizaj është surpriza e këndshme e fillimit të sezonit, me dy fitore në po aq ndeshje. Ballkani i Orges Shehit, pas dy barazimeve, përballet me një test të vështirë ndaj një skuadre në superformë.

Gjyqtarët
Gjyqtarët

DrenicaPrishtina e Re, takimi i katërt i së dielës. Drenica rikthehet në fushë pas pushimit të javës së dytë, ndërsa në javën hapëse barazoi me Llapin. Prishtina e Re nisi sezonin me fitore bindëse ndaj Malishevës, por u ndal si “vendase” në përballjen ndaj Ferizajt.

Gjyqtarët
Gjyqtarët

Java mbyllet të hënën, me sfidën LlapiDrita, e cila është shtyrë për shkak të angazhimeve të Dritës në Europë. Llapi ka arkëtuar vetëm një barazim në dy transfertat e para, ndërsa Drita, pas humbjes minimale ndaj Ferizajt, udhëton për herë të dytë në kampionat. Trajneri Zekerija Ramadani, pas suksesit historik ndaj Differdange në Luksemburg, ka deklaruar se objektivi kryesor i Dritës mbetet titulli kampion dhe mbrojtja e trofeut.

Gjyqtarët
Gjyqtarët

Orari i ndeshjeve për Java e 3 të Albi Mall Superligës

31 gusht  – 16:30 Gjilani – Prishtina
31 gusht  – 16:30 Malisheva – Dukagjini
31 gusht  – 16:30 Ferizaj – Ballkani
31 gusht  – 16:30 Drenica – Prishtina e Re
1 shtator  – 16:30 Llapi – Drita

Java 2
Java 2