Juventusi ka përfunduar zyrtarisht transferimin e përhershëm të sulmuesit kosovar Edon Zhegrova nga Lille, për të cilin kanë publikuar një video mbi 7 minuta të ditës së tij të parë në klub.
Një deklaratë zyrtare konfirmon se Juventusi pagoi 14.3 milionë euro te Lille, të pagueshme në katër këste, plus 1.2 milionë euro në bonuse, ndërsa ekziston gjithashtu një bonus shtesë prej 3 milionë eurosh bonuse të lidhura me performancën.
Zhegrova ka firmosur kontratë deri në qershor 2030, duke u bërë një nga afrimet më të rëndësishme të Juventusit në këtë afat kalimtar.
Klubi ka posuar një video nga dita e parë e Edon Zhegrovës.