
Pas një periudhe ku merkatoja ishte e bllokuar, FC KEK nga sot ka hapësirën e nevojshme për të vepruar në tregun e transferimeve. Klubi ka njoftuar se tashmë do të ketë mundësi të plotësojë organikën dhe të përforcojë skuadrën.
Në prag të sfidës së rëndësishme kundër Dinamos, që zhvillohet të mërkurën në Ferizaj, KEK-u pritet të zbresë në fushë i kompletuar dhe i gatshëm për të treguar forcën e saj.
KEK-u i prirë nga trajneri Afrim Visoka ka qenë i mangët në mërkaton e verës përshkak bllokimit të llogarisë, ndërsa nga dy ndeshjet e para ka arriut një fitore ndaj Suharekës 2-0 dhe një humbje me të njëjtin rezultat nga Kika në Hogosht.
KEK-u është njëherë fitues i Kupës së Kosovës më 2003, ndërsa në Superligën e Kosovës nuk garon që nga viti 2019.