
Sipas shumë njerëzve, Lionel Messi, i konsideruar futbollisti më i mirë në botë, tashmë 38 vjeç, ka arritur gjithçka në karrierën e tij të pasur, duke e kurorëzuar me fitimin e Kupës së Botës me Argjentinën në Katar, në vitin 2022.
Messi pritet të veshë fanellën e kombëtares edhe në një tjetër garë të madhe – Kampionatin Botëror që do të mbahet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Mediat argjentinase kanë nisur të flasin për ndeshjen e fundit të Messit para tifozëve vendas.
Sipas DSports, kjo ndeshje pritet të zhvillohet më 4 shtator, në një përballje kualifikuese kundër Venezuelës në stadiumin Monumental në Buenos Aires. Pesë ditë më pas, Messi dhe ekipi i tij do të luajnë një tjetër takim në Ekuador.
“Na vjen shumë keq, por nëse nuk ka ndryshime, kjo do të jetë hera e fundit që Messi do të luajë një ndeshje zyrtare me kombëtaren argjentinase në Buenos Aires,” shkruan mediumi.
Ata shtuan se pas kësaj, nuk ka ndeshje zyrtare në Argjentinë për ekipin kombëtar dhe në vitin 2027, nëse do të plotësohen kushtet, do të luhet vetëm një ndeshje miqësore, pasi nuk ka planifikuar takime zyrtare.
Ky lajm është një goditje e rëndë për tifozët dhe dashamirësit e futbollit, të cilët duhet të përballen me faktin se kjo do të jetë hera e fundit që Messi do të luajë në Monumental në një ndeshje zyrtare.