Konfirmpohet edhe një lajm i Kërlaçkit: Bujar Idrizi kthehet te KF Llapi

Bujar Idrizi
Bujar Idrizi

Skuadra e Llapit ka zyrtarizuar rikthimin e qendërmbrojtësit Bujar Idrizi (33), në një lajm më parë të siguruar ekskluzivisht nga Kërlaçki. Ish-kapiteni i ekipit ishte stërvitur prej disa ditësh me skuadrën nga Podujeva, ndërsa marrëveshja pritej të finalizohej.

Idrizi së fundmi ka qenë pjesë e Kosovës së Duseldorfit në Gjermani, një skuadër që garon në nivelet e ulëta të futbollit gjerman dhe që përfaqëson komunitetin shqiptar në diasporë.

Në futbollin kosovar, Idrizi është një emër i njohur. Edhe pse ka ndërruar disa skuadra gjatë karrierës, pjesën më të madhe e ka kaluar pikërisht te Llapi. Ai ka veshur gjithashtu fanellat e Hysit, Trepçës, Trepçës ‘89 dhe Kukësit.

Me Llapin, Idrizi ka fituar dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën, duke lënë gjurmë si një ndër figurat më të rëndësishme të klubit në dekadën e fundit.