
Presidenti i kampionit të Kosovës në basketboll, Trepçës, Vullnet Sefaja, ka realizuar një paraqitje të rrallë muzikore me grupin Marigona, në Çarshinë e Vjetër të qytetit të Gjakovës, në kuadër të festivalit veror “Ditët e Shqiptarit”.
Gjatë këtij prezantimi, Sefaja pranoi një dhuratë simbolike nga kryetari i klubit të basketbollit Vëllaznimi, Ideal Bakija – fanellën zyrtare të skuadrës kuqezi, përcjellë “Kërlaçki”.
Sefaja e veshi atë për të entuziazmuar publikun e pranishëm, që ishte në numër të madh nga qytete të ndryshme të vendit.
Ky moment thekson edhe një herë marrëdhëniet mjaft pozitive mes dy klubeve dhe komuniteteve të tifozerive përkatëse nga Gjakova dhe Mitrovica, duke dëshmuar frymën e respektit dhe bashkëpunimit sportiv që i bashkon përtej rivalitetit në fushë.
@drilongojanii #Kosova #Gjakove @diteteshqiptarit #VullnetSefaja #Mitrovice #🇦🇱 #🇦🇱🇽🇰 #Marigona #Tirane #Prishtine #Shkup #Shkoder #Tetove #Ulqin #Gostivar #qarshiavjeter #qarshiavjetergjakove