
Drita e Gjilanit do ta nisë aventurën në fazën e grupeve të Conference League më 2 tetor ndaj AZ Alkmar në Prishtinë.
Ndërkohë, orari i saktë i ndeshjeve do të konfirmohet deri të dielën për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.
Gjilanasit do të luajnë tri herë në shtëpi, ku do të presin AZ Alkmaarin, Omonian dhe Shkëndijën e Tetovës.
Ndërkohë, ndeshjet si mysafir i presin ndaj Rayo Vallecanos në Spanjë, KuPS Kuopios në Finlandë dhe Shelbournes në Irlandë.
Pas hapjes së fazës më 2 tetor, xhirot e tjera të garës janë planifikuar për datat 23 tetor, 6 nëntor, 27 nëntor, 11 dhjetor dhe 18 dhjetor.
Valon Zymberi: Për mua, për familjen time, ky sukses është realizim i ëndrrës